Komuna e Deçanit heq gjendjen emergjente, situata drejt përmirësimit

19 Korrik 2021 | 16:30

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila u vendos pasi pati dyshime për helmimin e qytetarëve nga uji i pijshëm.

Ai shkroi në faqen zyrtare në “Facebook” se situata është stabilizuar dhe se qytetarët nuk  kanë shfaqur probleme shëndetësore.

“Sot, në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave, morëm vendimin për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit”, shkroi Ramosaj.

Fillimisht u mendua se helmimi ka ardhur si pasojë e ujit në disa fshatra, por analizat treguan rezultate të ndryshme dhe nuk dihet me saktësi se çfarë e shkaktoi problemin shëndetësor tek qytetarët e Deçanit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026