Mbi 60 shqiptarë të bllokuar në Siri kërkojnë të riatdhesohen

19 Korrik 2021 | 17:03

“Po punojmë për një operacion tjetër riatdhesimi të shqiptarëve nga Siria”, me këtë premtim e përmbylli takimin e tij zyrtar në Liban më 25 shkurt të 2021, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Por teksa kanë kaluar rreth 5 muaj nga ajo vizitë asnjë operacion nuk është zhvilluar që 64 shqiptarët e bllokuar në kampet e Sirisë, mes të cilëve 47 fëmijë të rikthehen në atdhe.

Riatdhesimi i Floresha Rashës dhe tre fëmijëve të saj si dhe Endri Dumanit rriti jo pak shpresat e shqiptarëve të bllokuar në Siri që prej vitesh sytë i kanë nga qeveria.

Në disa prej komunikimeve me familjarët e tyre të siguruara nga Euronews Albania ata thonë se nga kampet po kthehen shumë persona, por vetëm nga Shqipëria jo.

Fragmente nga biseda mes familjarëve:

Elona Shuli: Lajmi i mirë është që kishin lajmëruar këtë, nuk e di kë, dikë nga Kosova, nuk e di kush kishte lajmëruar. Kishte thënë që do vijnë krejt Ballkani t’i marrë nënshtetasit e vet. Gjithë Ballkani ka thënë do vijë, me Bosnje, me Kosovë.

Familjari: Këtej hiç Lona s’thuhet gjë. Ti s’ke dëgjuar gjë?

Elona Shuli: Po këto thonë që do të kthehet Bosnja, Serbia, Maqedonia. Po thonë edhe për Kosovën, ndërsa Shqipëria nuk është.

17 shqiptarë të bllokuar në Siri janë në kampin e ferrit “Al Hol” mes tyre dhe Eva Dumani, ndërsa pjesa tjetër janë transferuar në kampin “Roxh”.

Por teksa Shqipëria ka mbetur vetëm në kuadër të vizitave nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vende të tjera në Ballkan. 

Vetëm në fundjavë Maqedonia e Veriut njoftoi riatdhesimin e 23 personave nga këto kampe, ndërsa po kampi i luftës, Kosova ktheu 11 qytetarë.

Me riatdhesimet e fundit, Kosova e çoi në rreth 300 numrin e te kthyerve ose 80% e totalit.

Për punën që po bën Kosova me riatdhesimet, reagoi dhe ambasada e SHBA e cila e përgëzoi duke e cilësuar si lidere në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026