Kurti: Vuçiçit i propozova deklaratë paqeje me 6 pika
Në përfundim të takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa fliste për mediat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se ka propozuar nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje mes dy vendeve.
Kryeministri i Kosovës ka zbuluar se marrëveshja e propozuar prej tij përmbante 6 pika por që është refuzuar nga pala serbe ende pa u parashtruar.
“Ajo u refuzua ende pa u lexuar, kjo dëshmon për mosgatishmërinë e tyre për marrëveshje”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës ka shtuar se marrëveshja ishte e përgatitur nga ai dhe ishte e balancuar.
Gjithashtu, Albin Kurti tha se gjatë takimit nuk u pranua që të ketë një deklaratë të përbashkët sa i takon çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës.
Kreu i qeverisë së Kosovës deklaroi se presidenti serb nuk pranoi që të përfshihej në tekst togfjalëshi “ballafaqim me të kaluarën”.
Kryeministri i Kosovës tha se kjo shihet si çështje personale nga Vuçiç duke iu referuar faktit se gjatë periudhës së luftës ka qenë pjesë e qeverisë së Millosheviçit.
Kurti gjithashtu bëri me dije se Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, është zgjedhur Kryetar i Delegacionit për bisedime për çështjen e personave të humbur në dialogun Kosovë-Serbi.
Pas dy takimeve me tension, Kurti tha se do të ketë një takim tjetër në shtator dhe nuk e sheh me optimizëm ecjen përpara të dialogut pasi sipas tij mungon vullneti nga pala serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta