Eurobondi prej 500 mln euro mund të vonojë, dështon gjetja e konsulentit
Qeveria ka deklaruar zyrtarisht se do të kërkojë 500 milionë euro borxh në tregjet e kapitalit.
Kjo është hera e pestë, që vendi synon të emetojë Eurobond. Në procedurë, pjesë e planit deri në marrjen e borxhit, është gjetja e një konsulenti, të cilit Ministria e Financave i kishte caktuar datën 12 korrik si afatin e fundit për të pritur propozime.
Euronews Albania mëson se në zyrat e saj nuk ka mbërritur ndonjë ofertë konkrete, edhe pse ministria synon ta sigurojë borxhin brenda muajit tetor.
Por, dështimi në gjetjen e një konsulenti, mund të shtyjë këtë proces përtej vjeshtës, aq më tepër që ky i fundit duhet të kalojë në procedura tenderuese. Vetë ministria po intensifikon përpjekjet për të realizuar qëllimin.
Në një dokument të ri, ajo kërkon deri në 26 korrik propozime për rolin e “joint lead manager”, rol ky që i referohet menaxherit të borxhit, i cili në bashkëpunim me bankat e investimeve ul risqet. Nëpërmjet kësaj kërkese, afati i maturimit synohet mes 7 dhe 10 viteve.
Objektivin për të marrë 500 milionë euro, qeveria e shpalli në rishikimin e fundit që i bëri buxhetit, me sqarimin e vakët se, është i nevojshëm për të mbuluar nevojat për financim të buxhetit të shtetit dhe për të shlyer eurobondin paraardhës.
Shqipëria ka dalë 4 herë në tregjet e kapitalit, që nga viti 2010 kur mori borxh me normë interesi 7.5 % deri në vitin 2020 kur mori 650 milionë euro me interes 3.5 %.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq