Vuçiç: Kurti po kthehet 150 vite pas, Serbia gati të bisedojë për çdo gjë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duke folur për mediat pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel ka deklaruar se pala shqiptare po kthehet shumë vite në kohë duke iu referuar akuzave për gjenocid.
Sipas tij, “Kurti po kthehet 150 vite pas në histori duke folu për të kaluarën”.
“Qëndrimi i tyre ishte se Serbia është fajtore për tri gjenocide ndaj shqiptarëve në Kosovë. U kthye në shekullin e XIX, jam i brengosur”, tha Vuçiç.
Vuçiç tha nga Brukseli se ka pranuar propozimet e palës ndërmjetësuese për temat e dialogut, ndër to edhe për të pagjeturit e luftës.
“Ishin tri pika, të intensifikojmë përpjekjet e përbashkëta për identifikimin e personave të zhdukur, të përmbahemi nga gjërat që mund të përshkallëzojnë situatën dhe që dialoguesit të takohen rregullisht”, është shprehur presidenti serb.
Sipas Vuçiç, Serbia është gati të bisedojë për çdo gjë por dikush nuk dëshiron që kjo gjë të ndodhi.
“Çdo gjë rrotullohet tek e njëjta gjë – dikush do të detyrojë Serbinë që të njohë Kosovën”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta