Ristani kritik për rolin e Berishës: Bashkëpërgjegjës me Bashën për gjendjen e PD

19 Korrik 2021 | 22:12

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani thotë se do të dëshironte që roli i liderit historik Sali Berisha të ishte për mbarëvajtjen e punëve brenda partisë.

Sipas tij, z. Berisha ka mbajtur një pozicion në favor të Lulzim Bashës dhe madje tha se është përgjegjës për tri humbjet në zgjedhjet parlamentare të PD.

“Do të kisha prit një kontribut më të madh të z. Berisha në mbarëvajtjen e punëve brenda PD. PD e ka parë gjithmonë si lider historik. Një gjë e tillë jo vetëm nuk ndodhi por pashë një përkrahje shumë të fortë ndaj z. Basha dhe për mua i bën të dy përgjegjës për dishezën ku po shkon PD”, tha z. Ristani.

Ai shtoi se në situatën ku ndodhet z. Berisha do të ishte momenti që PD të gjente forcën për t’u ndarë nga e kaluara.

Ndërsa mundësia që PD të ringrihet tha se e shikonte të vështirë që një gjë e tillë të ndodhë.

“Nuk ringrihet me këtë lidershpi, shpresoj të mos më dalë fjala. Por nuk mund të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat ndryshe. Në rast se nuk ndryshojmë dhe të shohim më gjerë dhe nuk bashkëpunojmë, është e pamundur”, shtoi z. Ristani.

Tashmë që nuk do të jetë më as anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ai shtoi se do të vazhdojë të merret me politikë si një zë kritik në PD.

“Pas kësaj përvoje që kam e shoh dilemën tek veta; A dua unë më të merrem me politikë përgjigja më vjen po. Do të merrem me politik, nuk kam për momentin projekt jashtë PD. Nuk jam më anëtar i Këshillit Kombëtar, por mbetem anëtar i PD”, përfundoi Ristani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD

Pjesëtari i Grupimit për PD, Edvin Kulluri tha në ‘Raw Politics’, se kryeministri Edi Rama, edhe pse në mandatin e tretë qeverisës, nuk mund të...
21:36 | 29/07/2021

Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin

Gazment Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike thotë se qeveria nuk ka një strategji të qartë për vaksinimin kundër COVID-19. Sipas tij...
22:04 | 26/07/2021

Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në Euronews Albania se është i gabuar paragjykimi ndaj vaksinës kineze, me të cilën po injektohen masivisht shqiptarët....
21:44 | 26/07/2021