Nismë Turqi-SHBA për njohjen e Kosovës, Erdogan: Do të bisedoj me Biden në Asamblenë e OKB-së
Në kohën kur në Bruksel dialogu Kosovë Serbi vijon të karakterizohet nga tensionet dhe mosmarrëveshje, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është gati të ndërmarrë një fushatë të re për të siguruar që sa më shumë vende të njohin Kosovën si shtet.
Dhe këtë proces ai beson se do ta realizojë në bashkëpunim me kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, në një deklaratë për mediat Erdogan u shpreh se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila mblidhet në vjeshtë.
Erdogan theksoi se do të propozojë një punë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.
Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por sipas listës së publikuar nga Ministria e Jashtme të Kosovës, janë 117 vende që e njohin deri më tani pavarësinë.
Serbia, me Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit, 2020, është zotuar se do të ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ndërsa Kosova ka marrë mbi vete obligimin që të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh