Jeff Bezos kryen udhëtimin e parë në hapësirë me “Blue Origin”

20 Korrik 2021 | 15:33

Miliarderi Jeff Bezos, së bashku me të vëllain dhe dy persona të tjerë, kreu pasditen e sotme një udhëtim me raketë të automatizuar duke arritur një tjetër hap përpara në synimin e tij për të zhvilluar turizmin hapësinor.
Bezos, i vëllai Mark, së bashku me pionieren e aeronautikës 82-vjeçarja Wally Funk dhe studenti 18-vjeçar Oliver Daemen, u lëshuan me raketën tip “New Shepard” të kompanisë së tij “Blue Origin” që merret me turizmin hapësinor.

Lëshimi u krye rreth orës 15:00 në Van Horn të Teksasit.

Pas lëshimit drejt qiellit raketa ndau nga trupi i saj kapsulën e ekuipazhit që kreu një fluturim prej rreth 11 minutash drejt Vijës Karman – vija ndërkombëtare e njohur si kufiri mes hapësirës dhe atmosferës tokësore, rreth 100 kilometra mbi nivelin e detit. Kapsula udhëtoi rreth dy-tre minuta në hapësirë, përpara se të niste zbritjen në tokë drejt shkretëtirës së Teksasit në Shtetet e Bashkuara.

Funk u bë personi më i moshuar në botë që udhëton në hapësirë dhe i gjithë grupi, ekuipazhi i parë që udhëton me një anije kozmike pa drejtues.

Udhëtimi i sotëm ndodh tetë dit pasi miliarderi britanik Richard Branson kreu gjithashtu një fluturim të shkurtër në hapësirë. Mirëpo ndryshe nga raketa e Branson, që drejtohej nga dy pilotë, “New Shepard” është krejt e automatizuar dhe përpara këtij fluturimi kishte kryer 15 prova pa ekuipazh apo prezencë njerëzish në bord.

Prej 12 prillit 1961, kur Yuri Gagarin kreu udhëtimin e parë drejt hapësirës – udhëtimi i tij zgjati rreth 1 orë e 48 minuta, –  janë më pak se 570 persona që kanë mundur ta shohin Tokën nga aq lart.

Bezos, i njohur për themelimin e kompanisë Amazon, konsiderohet nga revista Forbes si një ndër personat më të pasur në botë me një pasuri prej më shumë se 200 miliardë dollarë.

Ai themeloi kompaninë “Blue Origin” në vitin 2000 dhe pak vite më pas bleu një sipërfaqe të konsiderueshme toke në Teksasin perëndimor, ku kompania nisi të kryejë testet e para dhe sot rreth 20 vite më pas konkretizoi lëshimin e parë të suksesshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026