Deklaratat e Vulin për “botën serbe”, nënkryetari i PSD: Faktori ndërkombëtar nuk duhet t’i tolerojë më
Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Zgjim Hyseni i cilësoi tipike fashiste dhe shoviniste deklaratat e ministrit të Brendshëm serb, Aleksander Vulin sipas të cilit duhet të krijohet bota serbe e cila të bashkojë serbët kudo që jetojnë ata.
Sipas z. Hyseni, ekziston një lloj tolerance edhe nga vetë vendet e BE për këto deklarata, të cilat sipas tij duhet të trajtohen si skandaloze nga politika e brendshme por sidomos nga faktori ndërkombëtar.
Për nënkryetarin e PSD, takimi i dytë Kurti-Vuçiç nuk prodhoi asgjë përveç deklaratave të konsumit të brendshëm politik, çka sipas tij e përforcon idenë se dialogu është në ‘status quo’.
“BE quan sukses faktin që po ndodhin takimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë, ne kemi një konflikt të hapur. Në Kosovë kërkohet njohje reciproke. Por diskutim është, a i leverdis Kosovës vazhdimi i status quos”, u shpreh z. Hyseni.
Takimi i dytë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç një ditë më parë u shoqërua me tension.
Kryeministri i Kosovës akuzoi Serbinë për tre gjenocide ndaj shqiptarëve. Kurti theksoi se serbët kanë kryer gjenocidin e parë në vitin 1878 dhe të fundit në 1999.
Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë u paraqit në takim me një dokument për sulmet me motive etnike dhe religjioze ndaj serbëve në Kosovë të ndodhura gjatë vitit të fundit, ku sipas tij janë shënuar 80 të tilla.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ministri serb Vulin nxit reagime në rajon me deklaratën për “botën serbe”
- Tension në takimin e dytë me Vuçiç, Kurti akuzon Serbinë për tre gjenocide ndaj shqiptarëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta