Boks, Anthony Joshua caktohet të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk në shtator
Boksieri britanik Anthony Joshua është caktuar të ndeshet me ukrainasin Oleksandr Usyk për titullin kampion bote të federatës WBO.
Joshua, 31 vjeç, do të vërë kështu në diskutim edhe titujt kampion bote në federatat IBF dhe WBA, pasi ndeshja është e detyrueshme.
Për ukrainasit Usyk, 34 vjeç, kjo do të jetë hera e parë që ai do të ndeshet për një titull kampion bote në peshat e rënda, ndërsa më parë ka qenë kampion i të katër federatave botërore të boksit në peshat e mesme.
Vlen të theksohet se Usyk është kthyer profesionist vetëm në vitin 2013, ndërsa më parë është vlerësuar me medalje ari në të paktën dy olimpiada.
Ndeshja mes Joshuas dhe Usyk është caktuar të zhvillohet më 25 shtator në impiantin sportiv të klubit Tottenham Hotspur. Vendimi është marrë pasi britanikut iu pezullua ndeshja e fiksuar me patriotin e tij Tyson Furry, kampion bote në federatën WBC.
“Jemi dy kampionë olimpikë që kemi luftuar drejt majës dhe nuk kemi shmangur asnjë sfidë,” – komentoi Joshua vendimin e federatës WBO.
Dueli mes Joshuas dhe Furry u pezullua pas muajsh negociatash, pasi ish-kampioni Deontay Wilder kërkoi rindeshje me të pas humbjes që pësoi në shkurt të vitit 2020. Përballja mes këtyre të dyve do të zhvillohet më 24 korrik në Las Vegas.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta