Testime ditore dhe izolim, Luna Methasani tregon jetën e ekipit shqiptar brenda fshatit olimpik

21 Korrik 2021 | 11:11

Përgjegjësja e Personelit dhe Procedurave të ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike në Tokio, Luna Methasani u shpreh në Euronews Albania se të gjithë sportistët janë të izoluar në fshatin olimpik.

Ajo tregoi se asnjë prej tyre nuk ka mundësi të dalë jashtë rrethimit dhe çdo mëngjes u matet temperatura dhe kryejnë nga një test COVID.

Përgjegjësja e Personelit tregoi se ditën e sotme pritet të mbërrijnë në Tokio dy sportistet e fundit, Luiza Gega dhe Manuela Delilaj.

Znj. Methasani sqaroi se secili prej sportistëve mbërrin në Tokio 5-7 ditë para garës dhe theksoi se të gjithë synojnë medaljet olimpike.

Sa i përket anulimit të Lojërave Olimpike për shkak të rasteve me COVID të konfirmuara mes sportistëve, ajo tha se deri më tani zyrtarisht u është komunikuar se ky proces sportiv do të vijojë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026