Futbolli për vajza, Suedia mund SHBA-në, humbja e parë pas 44 ndeshjesh për kampionet e botës
Përfaqësuesja suedeze e futbollit të vajzave ia doli të ndalë sot katër herë kampionet e botës, SHBA-në.
Suedia fitoi 3-0 përballjen e vlefshme për Lojërat Olimpike, duke ndalur një ecuri mbresëlënëse të vajzave amerikane prej 44 ndeshjesh pa humbje.
Nga Suedia realizoi dy herë Stina Blackstenius dhe bashkë me të shënoi edhe Lina Hurtig.
SHBA nuk humbiste një ndeshje prej 19 janarit 2019 kur qe mundur nga vajzat e Francës 3-1 në një ndeshje miqësore.
Pesë vite më parë, në Lojërat Olimpike të Brazilit (2016), Suedia e eliminoi SHBA-në në çerekfinale. Vajzat suedeze më pas morën medalje bronzi pasi e humbën finalen me Gjermaninë 2-1.
Prej futjes si sport në Lojërat Olimpike në vitin 1996, përfaqësuesja e vajzave të SHBA-së ka fituar katër herë medalje ari në futboll – Norvegjia dhe Gjermania nga një herë.
Nga ndeshjet e tjera Britania e Madhe fitoi 2-0 ndaj Kilit, Japonia barazoi 1-1 me Kanadanë, ndërsa Brazili fitoi 5-0 ndaj Kinës.
Në këtë ndeshje vajzat Marta da Silva dhe Formiga Mota shkruan emrin në histori pasi e para u bë golshënuesja e vetme në të paktën 5 olimpiada, ndërsa e dyta e vetmja futbolliste që ka luajtur në të shtata olimpiadat që janë zhvilluar deri më sot.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta