Punonjësit e agjencisë në Ministrinë e Brendshme tenderojnë miliona euro pa qenë nëpunës civilë
Në 14 shkurt të 2018-s Këshilli i Ministrave vendosi krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, e cila realizon thuajse të gjithë tenderët për administratën qeveritare, që nga karburanti deri te veshjet.
Por ligji i ka përjashtuar punonjësit e kësaj agjencie nga statusi i nëpunësit civil, në ndryshim nga punonjësit e administratës publike.
Vendimi i qeverisë përcakton se marrëdhëniet e punës së drejtorit dhe punonjësve rregullohen sipas dispozitave të kodit të punës.
Euronews Albania u drejtua pranë Departamentit të Administratës Publike, institucion i cili konfirmoi se punonjësit e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara nuk gëzojnë statusin e nëpunësit civil.
Rrjedhimisht, punonjësit e kësaj agjencie nuk përzgjidhen me konkurs të DAP, por praktikisht, janë drejtuesit ata që mund të emërojnë ose shkarkojnë sipas vlerësimit të tyre punonjësit. Por, si e shohin ekspertët mungesën e statusit të nëpunësit në institucione kaq të rëndësishme.
“Operimi me kod pune ofron më shumë lehtësira burokratike dhe procedurale për të ndërtuar marrëdhënien e punës, por nga ana tjetër krijon një farë pasigurie të lartë për të punësuarin për vendin e tij të punës, dhe kjo është bërë enkas për t’i dhënë dorë të lirë shtetit për të shkarkuar, duke respektuar disa procedura minimaliste të punësuarit, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shumë shpejt që ata mos kenë pretendime për dëmshpërblime. Nuk është bërë një filtër apo një analizë e mirëfilltë paraprake, që sipas rëndësisë së institucioneve, cilit do t’i takojë me të drejtë statusi i nëpunësit civil”, – thotë Erion Muça, ekspert i karrierës dhe punësimit.
Në përgjigjen e dhënë për Euronews Albania, Departamenti i Administratës Publike konfirmoi se për 2 nga punonjësit e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Mariglen Buzhali dhe Klevis Hasani të arrestuar nga SPAK për abuzimin me tenderin e uniformave të policisë, nuk ka fare të dhëna në regjistrin qendror të personelit, që është baza unike e të dhënave për nëpunësit e administratës shtetërore.
Ndërkohë, Edlira Naqellari rezulton se 3 muaj pas krijimit të agjencisë ka ushtruar fillimisht detyrën e drejtorit të zhvillimit të prokurimeve, ndërsa në dhjetor të 2018-s është emëruar drejtoreshë e përgjithshme, deri më 1 korrik të 2021, pak ditë para aksionit të SPAK.
“Jo vetëm duhet të ishte me status nëpunësi civil, por do duhej të kishte edhe një sistem të mirëfilltë bonusesh shpërblyese në këto institucione kaq të rëndësishme që kanë në dorë menaxhimin e buxhetit të shtetit, me qëllim që ata të kishin motivimin e nevojshëm në nivele shumë të larta në mënyrë që mos të arrinin të orientoheshin drejt hapësirave për të abuzuar”, shprehet z. Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta