4 të arrestuar dhe 8 të tjerë në kërkim për 4 milionë euro mashtrime me pagesat online

22 Korrik 2021 | 12:21

Autoritetet shqiptare njoftuan sot për kapjen e një grupi të organizuar që kishte ngritur një skemë mashtrimi me pagesat elektronike duke përfituar rreth 4 milionë euro në dy vite.

Përmes një deklarate për shtyp Prokuroria dhe Policia e Shtetit thanë se u arrestuan katër persona – dy prej të cilëve me origjinë afrikane, por që jetonin në Shqipëri – dhe janë shpallur në kërkim tetë të tjerë.

  1. Donald Anu, 34 vjeç, nga Kameruni, (njohur edhe si Ugochukwu Emmanuel Emereibenu);
  2. Marie Goufan, 31 vjeçe, nga Kameruni, banuese në Tiranë;
  3. Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë;
  4. Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Kompanitë që janë vërtetuar se kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi kanë qenë nga nëntë shtete të ndryshme ku bien në sy vende si Anglia, Zvicra, Belgjika, Turqia dhe SHBA.

Grupi dyshohet se përmes mënyrës së ashtuquajtur “fishing” (peshkim) ka marrë të dhënat e komunikimeve me email të kompanive të ndryshme ku ka identifikuar në to të dhëna për pagaesa tregtare.

Më pas duke riprodhuar mesazhet e kompanive grupi u drejtohej klientëve me një kërkesë të re për të kaluar pagesat në llogari tjetër që kontrollohej prej tyre.

“Pasi vlerat monetare transferoheshin në llogaritë që këta shtetas kishin çelur ato tërhiqeshin dhe dërgoheshin në shtete të tjera,” – u tha nga policia teksa në total janë verifikuar të paktën 17 subjekte të tilla.

Hetimet për këtë grup nisën që në vitin 2020. Policia ka mundur t’u bllokojë të arrestuarve 1 makinë, 5 kompjutera (3 laptopë, 2 tableta), 11 telefona, 20 karta telefonash SIM, 8 karta krediti, 9 karta memorie dhe një seri dokumentesh, që ndërlidhin grupin me aktivitetin në fjalë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026