Paskal Milo: “Historinë e shqiptarëve” nuk do ta shkruajë Skënder Gjinushi, por historianët
Roli i Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave është paragjykuar për shkak të përfshirjes së tij në politikë. Një paragjykim i tillë ka bërë që produktet që dalin nga ky institucion, siç është projekti “Historia e shqiptarëve” të shihen me mosbesim. Kështu u diskutua sot në emisionin “Raw Politics”.
Mirëpo për historianin Paskal Milo, është gabim që persona që janë profesionistë, të paragjykohen në punën e tyre për shkak të përfshirjes në politikë. Skënder Gjinushi apo kushdo tjetër, duhet të vlerësohen për rolin dhe eksperiencën që kanë, sipas historianit.
“Skënder Gjinushi ka 30 e ca vjet që ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave. Një nga gabimet më të mëdha që ndodh në Shqipëri është politizimi edhe kur nuk duhet i fenomeneve të kësaj natyre”, tha Paskal Milo.
Në fillim të muajit maj, Akademia e Shkencave prezantoi projektin “Historia e shqiptarëve” dhe ngriti grupin e punës për të rishkruar historinë nga antikiteti, deri në kohët moderne.
Z. Milo tha se merret për të mirëqenë që meqë Skënder Gjinushi është në krye të Akademisë së Shkencave, edhe teksti “Historia e shqiptarëve” mund të paragjykohet.
“Nuk do ta shkruajë Skënder Gjinushi historinë e shqiptarëve, por historianët”, u shpreh ai.
Për historianin, personat që janë të afirmuar në fushën e historisë, nuk i lë ndërgjegjja që të spekulojnë mbi ngjarjet historike dhe për këtë është gabim që të paragjykohen vetëm për faktin se mund të jenë të përshirë në politikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta