Vazhdimësia e Reformës në Drejtësi, Soreca: Do të vëzhgojmë me kujdes angazhimin e parlamentit të ri

23 Korrik 2021 | 10:27

“Zbatimi i reformës në drejtësi përfaqëson një epokë të re në sundimin e ligjit në Shqipëri. Është një nga hapat më të rëndësishëm të ndërmarrë nga vendi në 30 vite që nga rënia e diktaturës,” deklaroi ambasadori i BE në vendin tonë, z. Luigi Soreca.

Duke folur nga tryeza e zyrtarëve të lartë që shënoi 5-vjetorin e Reformës në Drejtësi, ku u diskutua dhe strategjia e re për vitin 2021-2025, kreu i Delegacionit Europian në Shqipëri shtoi se pas 5 vitesh punë, tani rëndësi thelbësore merr vazhdimësia e reformimit.

“Objektivi kryesor për 4 vitet e ardhshme është puna edhe më e fortë për të garantuar zbatimin e reformës. Parlamenti i ri në shtator do të ketë rëndësi të madhe dhe angazhimi i tij do të shihet me vëmendje,” tha z. Soreca.

Sipas ambasadorit, reforma në drejtësi ka hapur një derë për Shqipërinë në BE dhe se vazhdimësia e saj ishte thelbësore për të bindur vendet anëtare, por edhe për t’i dhënë qytetarëve shqiptarë drejtësinë e shumëkërkuar.

“Më lejoni ta shfrytëzoj rastin për të kërkuar më shumë forcë, më shumë bashkëpunim dhe konsultim, e më tepër lidership nga të gjitha anët politike, institucionet dhe aktivistët e shoqërisë civile,” nxiti ambasadori.

“Vazhdimësia e reformimit të gjyqësorit është sipas meje prioriteti i prioriteteve. Është gjithashtu e rëndësishme të sigurohen disa nga përfitimet kryesore të reformës në drejtësi, si pavarësia dhe integriteti i sistemeve gjyqësore, në muajt e ardhshëm kur disa nga institucionet e tjera do të nisin nga puna,” tha z. Soreca.

Ambasadori nënvizoi se faza e dytë duhet të sigurohet që ta afrojë më shumë drejtësinë shqiptare me atë europiane.

“Faza e zbatimit në këto 5 vite na ka bërë t’ia kuptojmë kompleksitetin reformës. Zbatimi i saj nuk ka qenë i lehtë, as ideal por këto 5 vjet kanë nxjerrë në pah domosdoshmërinë e saj,” u shpreh ambasadori Soreca.

Më 22 korrik 2016 Kuvendi miratoi me 140 vota ndryshimet kushtetuese që i dhanë nisjen reformës që do të shqyrtonte të gjithë zyrtarët e sistemit të drejtësisë. Prej asaj kohe, në mbështetje të ekspertëve nga SHBA dhe BE, janë verifikuar rreth 420 gjyqtarë dhe prokurorë në procesin e njohur ndryshe edhe si “vetting”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar 174 gjyqtarë e prokurorë, ndërsa 155 janë shkarkuar, 55 janë dorëhequr, ndaj 25 të tjerëve nuk është dhënë ende vendimi përfundimtar, 8 kanë marrë vendim për pushim procesi ndërsa 3 janë pezulluar për 1 vit nga detyra. Aktualisht dhjetëra zyrtarë të drejtësisë mbeten në pritje të procesit të vetingut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026