Prishtina inauguron qendrat e para për karikimin e makinave elektrike
Kryeqyteti i Kosovës të premten nisi hapat e parë për t’u bërë pjesë e planit te qyteteve të gjelbra.
Ky plan nisi me inagurimin e qendrave të karikimit për automjetet elektrike, që u bë sot në bashkëpunim me një bankë të nivelit të dytë.
Kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, me këtë rast pati një lajm të mirë për pronarët e makinave 100% elektrike. Ai tha se ky është vetëm fillimi, pasi në plan janë edhe shume projekte të tjetra të këtij lloji.
Po ashtu, sa i përket sistemit të ngrohjes në qytet gjatë dimrit, ai tha se po punohet që të bëhet përmes një projekti të madh me panele diellore.
Prishtina është qyteti me cilësinë më të dobët të ajrit në Kosovë, sipas shumë raporteve të publikuara vitet e fundit. Sipas autoriteteve komunale kjo ndotje vjen për shkak të frekuentimit të lartë të automjeteve dhe qytetarëve, e po kështu, gjatë dimrit edhe për shkak të ngrohjes me dru dhe thëngjill.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta