‘Dy shtete, garanci për lirimin e Hashim Thaçit’, thotë avokati i ish-presidentit
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, u shpreh para Gjykatës Speciale në Hagë se disa shtete janë në gjendje të dalin garant për lirimin e tij.
Gregory Kehoe kritikoi Prokurorinë Speciale për mohimin e mundësisë së lirimit të Thaçit.
Po ashtu, avokati amerikan i Hashim Thaçit shtoi se Prokuroria e Specializuar e ka hequr tërësisht kontekstin kohor se kur planifikonte të niste gjykimin.
Korrespondenti i Euronews Albania në Kosovë, Kosovë Gjoci raportoi se avokati mbrojtës i ish-presidentit Thaçi tha se janë dy shtete që janë në gjendje të ofrojnë garanci për lirimin e tij nga paraburgimi.
“Këto janë shtete anëtare të NATO-s dhe nga burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht thuhet se bëhet fjalë për Slloveninë dhe Kroacinë.
Ankesa e avokatit lidhej me mungesën e besimit të Gjykatës në Hagë ndaj këtyre shteteve që janë anëtare të NATO-s dhe siç tha, e kanë kërkuar ekzistencën e kësaj gjykate”, raportoi korrespondenti Gjoci.
Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka ngritur akuza ndaj ish-presidentit Thaçi dhe 3 ish-eksponentëve të UÇK për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me dhunë të personave, persekutim dhe tortura.
Disa muaj më parë mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dorëzoi në Hagë një ankesë ku kërkohej heqja e aktakuzës ndaj tij, pasi theksohej se ka “mungesë të juridiksionit”.
Mbrojtja gjithashtu thekson se Thaçit i janë shkelur të drejtat për një dëgjim të drejtë dhe të paanshëm publik si dhe për një gjykim të drejtë, brenda një kohe të arsyeshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjykata e Hagës refuzon lirimin e Hashim Thaçit dhe 3 ish-luftëtarëve të UÇK
- Kërkohet lirimi ish-komandantëve të UÇK-së, Avokati i Thaçit: Ende nuk është përcaktuar për çfarë akuzohen
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta