Institucionet e reja të drejtësisë të papërgatitura për luftën ndaj korrupsionit, sipas avokatit

23 Korrik 2021 | 16:54

“Institucionet e reja të drejtësisë nuk i kanë ende kapacitetet e duhura për të luftuar korrupsionin,” – u shpreh avokati Dorjan Matlija për Euronews Albania, lidhur me reformën në drejtësi.

Ai tha se nisma të tilla japin efekt pozitiv kur bëhen për herë të parë, por fillojnë të zbehen me kohën dhe situata kthehet në gjendjen e mëparshme.

“Nismat për korrupsion nuk zgjidhen vetëm duke ftuar personat që të bëjnë kallëzime, janë të vështira për t’u çuar deri në fund”, u shpreh avokati.

Ai tha se për të provuar rastet e korrupsioneve kërkohet shumë punë, pasi bëhet fjalë për mospërmbushje të rregullta të detyrës që kryhen prej zyrtarëve të ndryshëm, mirëpo jo çdo mospërmbushje e detyrës është shpërdorim i saj në kuptimin penal dhe jo çdo shpërdorim detyre përbën korrupsion.

Sipas avokatit, drejtësia e re ende nuk e ka përgatitur veten mirë për luftën ndaj korrupsionit.

“Bëhet fjalë për institucione të sapo krijuara dhe një ngarkesë tepër të madhe të kallëzimeve”, tha z. Matlija.

Ditën e sotme u zhvillua tryeza e zyrtarëve të lartë që shënoi 5-vjetorin e Reformës në Drejtësi, ku u diskutua dhe strategjia e re për vitin 2021-2025.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026