Akademiku paralajmëron se UNESCO mund t’i heqë Gjirokastrës statusin e trashëgimisë botërore

23 Korrik 2021 | 17:40

“Ndërtimi i bypassit të Gjirokastrës duhet të ndalojë deri sa një mision monitorues nga UNESCO të vijë për të verifikuar gjendjen në qytetin muze.

Karakteristikat urbanistike që janë unike për Gjirokastrën e shpallën atë trashëgimi botërore, por nëse do të ketë një ndryshime në zonën muzeale kjo mund t’i heqë statusin”.

Akademiku Emin Riza, i cili ka hartuar dosjen e qytetit për në UNESCO mbetet kundër çdo ndërhyrjeje që bëhet pa marrë parasysh rekomandimet e UNESCO-s.

“Duhet të kuptojnë se kanë të bëjnë me një qytet që është pasuri botërore dhe si e tillë, edhe një gozhdë kur të futet duhet të mendohet mirë”, shprehet akademiku Riza.

Por jo vetëm kaq, studiuesi dhe restauratori që i ka kushtuar jetën monumenteve kulturore, pohon se jo vetëm bypassi, por edhe çdo ndërhyrje e vogël e paplanifikuar dhe e hartuar dëmton atë që prej shumë vitesh është ruajtur me kujdes.

“E ashtuquajtura ‘është e nevojshme’ duhet të lidhet me pyetjen ‘a i cenon vlerat e qytetit muze’? Nëse i cenon, ajo nuk është e nevojshme”, shprehet akademiku.

Bypassi i Gjirokastrës u paraqit në vitin 2016 nga qeveria si një projekt që synonte devijimin e qarkullimit të automjeteve nga zona muzeale, ndërsa që atëherë UNESCO kërkoi rishikimin e tij. Por një ditë me parë, ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se çdo proces po bëhet me konsultimet e duhura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026