Kapen 6 kg kokainë në Durrës; përsëri ngarkesë nga “Alba Exotic Fruit”

23 Korrik 2021 | 19:34

Policia ka sekuestruar një sasi prej 6.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, e cila është gjetur e fshehur në kontejnerë me banane.

Droga rezulton se është gjetur në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në kontejnerët e të cilës më 13 korrik u gjet një sasi prej 11.6 kg kokainë.

Katër ditë pas zbulimit të ngarkesës së parë të drogës, policia thotë se u konstatuan të hapur dy kapakë të njërit prej kontejnerëve për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”.

Ndërsa nga kontrolli i ushtruar gjatë ditës së premte, 23 korrik, në 10 kontejnerë të saj u gjetën d6.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Operacioni drejtohet nga një grup i posaçëm prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të SPAK-ut.

Deri tani, policia ka arrestuar menaxherin e firmës, Barjon Gumeni si dhe ka shpallur në kërkim administratorin e “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti.

LEXONI GJITTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026