Aksident me vdekje në Hamallaj të Durrësit
Përplasja e dy makinave në Hamallaj të Durrësit shkaktoi një të vdekur mëngjesin e sotëm, njofton policia.
Autoritetet bëjnë me dije se shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D dhe si pasojë ka humbur jetën pasagjerja me iniciale E. H.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Viti 2021 ka rritur numrin e jetëve të humbura në aksidentet rrugore krahasuar me dy vitet që lamë pas.
Referuar statistikave të INSTAT, në 6 muajt e parë të këtij viti u shënuan mbi 105 viktima. Faktori kryesor lidhet me shpejtësinë tej normave të lejuara.
Për parandalimin e aksidenteve, policia ka shtuar gjobat dhe kontrollet, por aksidentet kanë vijuar të jenë një problem shqetësues.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta