Për herë të tretë kapet kokainë në ngarkesat e ‘Alba Exotic Fruit’, SPAK pjesë e hetimeve
Është hera e tretë që në kontejnerët me banane të kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ gjenden sasi me kokainë.
Pas ngarkesës prej 11.6 kilogramësh të sekuestruara më 13 korrik në portin e Durrësit një tjetër sasi prej 6.5 kilogramë është kapur nga policia pasditen e së premtes.
Në vitin 2019 po në një kontejner me banane të porositur nga kjo komani, policia greke sekuestroi në portin e Pireut një ngarkesë prej 137 kg kokainë që si destinacion final kishte portin e Durrësit.
Në atë kohë në këtë operacion ishte e përfshirë dhe DEA amerikane, e cila për të arritur tek porositësit e sasisë së konsiderueshme të kokainës e zëvendësoi atë me thasë me oriz të pajisura me GPS për të identifikuar porositësit.
I njëjti itinerar i ndjekur dhe e njëjta mënyrë fshehje droge është bërë edhe në dy ngarkesat e kapura së fundmi për të cilat hetuesit dyshojnë se janë nisur në një kohë nga Ekuadori.
Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi raporton se për këtë çështje ka nisur hetimet edhe SPAK, pasi dyshohet për një rrjet të mirëorganizuar trafiku droge.
Veprimtaria e dyshimtë e kësaj kompanie shtyu policinë të kontrollojë të premten 10 kontejnerët e porositur prej saj në Ekuador në një prej të cilëve u gjet dhe droga.
‘Alba Exotic Fruit’ është një kompani, e cila vepron në treg prej vitit 2011 dhe rezulton të jetë në pronësi Eduart Dautit dhe Barjon Gumenit. Ky i fundit u arrestua më 13 korrik, kur policia zbuloi ngarkesën prej 11.6 kilogramësh kokainë, për të cilën Gumeni u shpreh se nuk ka lidhje.
Nga ana tjetër Eduart Dauti, i cili zotëron dhe pjesën më të madhe të aksioneve të kësaj kompanisë, është shpallur në kërkim.
Lidhur me sasitë e konsiderueshme të kapura në kontejnerët e kësaj kompanie, Euronews Albania më herët ka tentuar të marrë një reagim nga drejtuesit e ‘Alba Exotic Fruit’, të cilët kanë refuzuar të japin të përgjigje.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta