COVID-19 në Shqipëri, 272 raste aktive, asnjë humbje jete

24 Korrik 2021 | 17:26

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vendin tonë vijon të rritet, në proporcion të drejtë me rastet ditore të regjistruara nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë identifikuar 25 raste të reja më COVID-19 në 4,063 testime të kryera, konkretisht:  9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka pasur humbje jete për shkak të virusit, ndërsa 7 persona janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.125 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë”, thotë Ministria e Shëndetësisë.

Statistika (24 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        25

Të shëruar në 24 orë     7

Të shtruar në spitale      8

Humbje jete në 24 orë   0

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              103

Vlorë                26

Elbasan            26

Kukës                25

Durrës              22

Lezhë               21

Shkodër           17

Fier                   14

Berat               11

Korçë                6

Gjirokastër        1

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026