Distria Krasniqi: Medaljen e Artë ia dedikoj shtetit dhe familjes sime
Pas marrjes së Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Distria Krasniqi doli në një konferencë, duke folur për shumë media të ndryshme botërore.
Gjatë konferencës për media, Distria tregoi që këtë fitore të madhe ia dedikon të gjithëve që e kanë përkrahur deri tani, raporton KosovaPress.
“Fitoren ia dedikoi vendit tim, sepse nuk mundem të veçoj vetëm një prej vendit; trajnerit, ekipit që më ka ndihmuar për t’u përgatitur, sepse pa ta nuk do të isha këtu, edhe normal familjes sime për mbështetjen”, tha Krasniqi.
Po ashtu, Distria tregoi edhe se çfarë i erdhi në mendje pasi e kuptoi se kishte arritur ta fitonte ndeshjen finale të xhudos në “Tokio 2020”.
“Nuk e kam menduar që do të përfundojë kjo ditë. E di, vetëm e mbaj në mend që jam shtrirë dhe i kam mbyllur sytë, edhe nuk mund ta besoja që ka përfunduar kjo ditë, kaq me rëndësi që e kam pasur gjatë tërë jetës”, tha Krasniqi.
Distria Krasniqi është sportistja e parë nga ekipi olimpik i Kosovës që ka siguruar medalje në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e fituar Medaljen e Artë olimpike, të dytën në historinë e “Dardanëve”.
Në finalen e madhe, Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë, mposhti xhudisten japoneze Funa Tonaki.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta