UNESCO kundër projektit rrugor në Gjirokastër, qeveria vijon punën
Projekti i hyrje-daljes rrugore për Gjirokastrën, duket se po kthehet në kërcënim për statusin si trashëgimi botërore të qytetit.
Në një projekt-rezolutë të botuar para sesionit të 44-të të takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore (UNESCO), që po zhvillohet në Kinë, rekomandohet që qeveria të ndalojë punimet pasi mund të ketë pasoja në urbanistikën unike të qytetit.
Qeveria mbrohet duke thënë se ky projekt “nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pasojë” të tillë negative mbi qytetin muze. Sidoqoftë akademiku Emin Riza, që i ka kushtuar jetën studimit, ruajtjes dhe njohjes së tij, pohon se çdo ndërhyrje e tillë e shton rrezikun për të humbur statusin.
Por kjo nuk është hera e parë që ekspertët e kanë ngritur këtë problem për Gjirokastrën, edhe pse është kërkuar që të pezullohet çdo punim, kjo nuk ka ndodhur për asnjë moment.
Projekti i hyrje-daljes rrugore (bypass) të qytetit të Gjirokastrës u paraqit në vitin 2016 nga qeveria si një projekt që synonte devijimin e qarkullimit të makinave nga zona muze ndërsa që atë herë UNESCO kërkoi rishikimin e tij, dhe me pas pezullim deri ne mbërritjen e një misioni monitorues.
Gjirokastra hyri në listën e trashëgimisë botërore në vitin 2005, ku u vlerësua për veçantinë urbane dhe ndërtimit të shtëpive.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta