Tokio 2020, fëmijët kryesojnë një nga garat, podiumi me 13-vjeçarë
Japonezja Momiji Nishiya shkroi emrin në historinë e Lojërave Olimpike duke fituar të hënën medaljen e parë të arit në sportin e skejtbordit në moshën 13-vjeçare.
Nishiya kryesoi podiumin më të ri në moshë të parë ndonjëherë në Lojërat Olimpike. Ajo la pas moshataren braziliane Rayssa Leal dhe patrioten Funa Nakayama, 16 vjeçe.
Me mesataren 14 vjeç e 191 ditë ky ishte podi më i ri në moshë i garave individuale në historinë e olimpiadave.
Kampioni më i ri në moshë i shpallur ndonjëherë mbetet Mariorie Gestring, i cili pati fituar medalje ari në Lojërat e Berlin 1936 në moshën 13 vjeç e 267 ditë – 63 ditë më i ri në moshë se Nishiya.
Women’s Olympic #skateboarding street podium:
🇯🇵 Nishiya Momiji: 13 years old
🇧🇷 Rayssa Leal: 13 years old
🇯🇵 Nakayama Funa: 16 years old🤯
— Olympics (@Olympics) July 26, 2021
Rekordi i Gestring mund të vihet në diskutim këto Lojëra Olimpike. Në kategorinë e skejtbordit në park, që nis të mërkurën, garon britanikja Sky Brown, në moshën 13 vjeç e 28 ditë dhe po kështu japonezja Kokona Hiraki, 12 vjeçe e 343 ditëshe.
Japonia ka dominuar sportin e ri të skejtbordit pasi për djemtë, medalje ari fitoi Yuto Horigome.
Skejtbordi është një nga pesë sportet e reja të futura rishtazi këtë olimpiadë. Kjo disiplinë priret të vlerësojë aftësitë sportive të mjediseve urbane në performanca në hedhje apo kapërcime pengesash.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet