Firmoset marrëveshja Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar për transferimin e të burgosurve

26 Korrik 2021 | 14:16

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë firmosur sot marrëveshjen për transferimin e të burgosurve në vendin e tyre të origjinës.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila ishte e pranishme sot në Londër, nëpërmjet së cilës bëhet e mundur transferimi i shtetasve shqiptarë nga burgjet e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë dhe anasjelltas.

Sipas marrëveshjes të burgosurit pas transferimit kryejnë pjesën e mbetur të dënimit në vendin përkatës.

Problemi kryesor është ndryshimi i procedurës së transferimit.

Për palën britanike transferimi përbën një proces administrativ që ndiqet nga “National Offender Management Service” dhe  nuk është nevoja për një vendim gjykate, por vijon vuatja e dënimit për të burgosurin.

Ndërsa në Shqipëri është një proces administrativ gjyqësor, ku “Kodi i Procedurës Penale Shqiptare” parashikon dhe rregullon konvertimin e dënimit, me përjashtim të rastit kur ka marrëveshje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026