‘Hap i rëndësishëm për reformën në drejtësi’, ambasadorja Kim përshëndet emërimin e anëtarit të tetë të Gjykatës së Lartë

26 Korrik 2021 | 19:38

Ambasadorja Yuri Kim e ka cilësuar një hap të rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artur Kalaja.

Përmes një postimi në Twitter kryediplomatja amerikane shprehet se emërimi i anëtarit të tetë të Gjykatës së Lartë i hap rrugën plotësimit me 10 anëtarë të kësaj gjykate, çka do të mund të zgjidhë edhe ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Hap i rëndësishëm drejt zbatimit të reformës në drejtësi: gjyqtari i 8-të i emëruar në Gjykatën e Lartë, i 9-ti pritet të zgjidhet shumë shpejt. Sapo të emërohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin e nevojshëm për të emëruar 3 gjyqtarë të tjerë për Gjykatën Kushtetuese. Falënderojmë Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Presidencën që e bënë këtë të mundur”, shkruan ambasadorja në Twitter.

Presidenti Meta dekretoi sot emërimin e Artur Kalasë si gjyqtar të Gjykatës së Lartë.

Kalaja ishte një nga tre kandidaturat që shfaqën “integritet të lartë etik dhe profesional” në procedurën e nisur në muajin korrik nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) për plotësimin e vendeve bosh në Gjykatën e Lartë.

Bashkë me të kandiduan Asim Vokshi dhe Gent Medja. KLGJ i propozoi Presidentit ta emëronte Kalanë gjyqtar në fushën e së drejtës civile.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026