Shqipëria merr mbi 67 mijë doza Pfizer përmes Covax
Shqipëria ka marrë një sasi prej 67 860 doza vaksinash Pfizer përmes instrumentit Covax. Qeveria shqiptare ka deklaruar se ka paguar 3.9 milionë euro ndaj mekanizmit COVAX për të siguruar rreth 1 milionë vaksina.
“67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian”, shprehet kryeministri Rama.
Mekanizmi COVAX, përbëhet nga Koalicioni Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI), Aleanca për Vaksinat – Gavi, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).
Prej muajit prill 2020, kur u ndërmor nisma COVAX, rreth 190 shtete janë bërë pjesë e mekanizmit që synon shpërndarjen e rreth 2.7 miliardë vaksinave.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta