Një nga të aksidentuarit në Kroaci në gjendje të rëndë, 15 të tjerë në trajtim
Një nga të plagosurit e aksidentit në Kroaci ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 15 ende po marrin trajtim në spital. Kështu njoftoi ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, i cili shtoi se 26 persona të tjerë kanë dalë nga spitali.
Mëngjesin e së dielës, autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë doli nga nga rruga në autostradën afër Sllavonski Brod në Kroaci dhe për pasojë humbën jetën 10 persona dhe mbi 40 u lënduan.
Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë përgjumja e shoferit, por ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen. Ky i fundit është arrestuar nga Policia.
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Kroacisë po punojnë për dërgimin në Kosovë të qytetareve që kanë shpëtuar pa lëndime dhe atyre me lëndime të lehta.
Pas marrjes se lajmit për aksidentin, Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën në Japoni, ndërsa kryeministri Albin Kurti pa nga afër gjendjen e të plagosurve.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta