Zyrtarët e arrestuar për tenderin e uniformave të policisë kërkojnë lirimin nga burgu

27 Korrik 2021 | 09:23

Nëntë zyrtarët e arrestuar për abuzim me tenderin e uniformave të policisë pretendojnë se nuk ka arsye që të qëndrojnë në burg. Ata pritet të dalin para gjykatës më 30 korrik, ku do të apelojnë masën e sigurisë për të kërkuar lehtësimin e saj.

Zyrtarët dhe ish-zyrtarët u arrestuan në fillim të korrikut, pasi akuzohen nga SPAK se kanë shkelur rregullat e prokurimit publik, barazinë në tenderë dhe kanë shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit.

Nga hetimet e SPAK rezulton se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh në dokumente.

Gjithashtu pati ankesa nga vetë efektivët për cilësinë e uniformave.

Sadedin Fishta, kreu i sindikatës së policisë tha më herët për Euronews Albania se “çmimi shumë më i lartë, cilësia më e dobët”.

Nëse shpallen fajtorë për veprën penale, 9 të akuzuarit rrezikojnë deri në tre vite dënim sipas nenit 258 të Kodit Penal.

Nga hetimet deri tani kanë dalë në pah dhe dy zyrtarë të cilët nuk e kanë firmosur tenderin e cilësuar si korruptiv.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026