Gjykata e Posaçme vendos se Fatmir Mediu nuk do të rihetohet për Gërdecin
Gjykata e Posaçme hodhi poshtë kërkesën për rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.
Rihetimi i Fatmir Mediut u kërkua nga SPAK, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.
Kërkesa e SPAK erdhi pas depozitimit të kërkesës së Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindër të një prej viktimave të Gërdecit që humbi jetën në moshën 7-vjeçare. Sipas tyre, çështja “Gërdeci” është hetuar nga një ‘bandë’, ndaj kërkuan që të vendoset drejtësi.
Në njoftimin e Gjykatës së Posaçme, të bërë nga gjyqtari Erjon Çela, thuhet se “Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga Prokuroria, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimi”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta