Kreu i SPAK për Euronews Albania: Do të apelojmë vendimin e gjykatës për Fatmir Mediun

27 Korrik 2021 | 12:39

Kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi për Euronews Albania se do të apelojnë vendimin e Gjykatës së Posaçme për moshapjen e hetimit ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Rihetimi i kërkuar nga SPAK pas kërkesës së bërë nga familjarë të një prej viktimave të Gërdecit, u rrëzua këtë të martë nga gjyqtari Erjon Çela i cili argumentoi se nuk kishte prova të mjaftueshme dhe se hetimet nuk mund të hapen pas 10 vitesh kur Mediu nuk ka pasur imunitet gjatë kësaj kohe.

Pyetur nga Euronews Albania, Kraja konfirmoi se sipas procedurave, pas 15 ditësh do të ankimohet vendimi i Gjykatës së Posaçme.

Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindër të një prej viktimave të Gërdecit që humbi jetën në moshën 7-vjeçare pretendojnë se çështja “Gërdeci” është hetuar nga një ‘bandë’, ndaj kërkojnë të vendoset drejtësi.

Nisur nga kjo SPAK kërkon të hapen hetimet që u mbyllën në vitin 2009 për shkak të imunitetit të Mediut si deputet. Shpërthimi i Gërdecit shkaktoi 26 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026