Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës dhe 8 të arrestuarit e tjerë

27 Korrik 2021 | 14:15

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila akuzohet për korrupsion.

Pjesë e dosjes hetimore është edhe avokati Aldo Tabaku dhe 7 persona të tjerë, të cilët u vunë në pranga pas një operacioni të ndërmarrë nga SPAK më 11 shkurt të këtij viti.

Sipas prokurorisë personat janë përfshirë në një skemë kriminale të favorizimit dhe lirimit të të burgosurve nga Gjykata e Krujës.

SPAK ka të provuar dy raste të korrupsionit me këtë skemë dhe sqaron se vlerat monetare që jepeshin nga të burgosurit, nëpërmjet familjarëve të tyre shkonin nga 6 mijë deri në 12 mijë euro.

Po kështu, në dosjen e SPAK janë një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh ambientale që implikojnë të hetuarit, ndërsa vetë të akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues.

Enkelejda Hoxha akuzohet se i dha lirinë personazheve të njohur të botës së krimit, mes të cilëve Genc Tafili, Hekuran Billa edhe Indrit Dokle.

Ajo ka kërkuar disa herë nga gjykata që të hetohet në gjendje të lirë, por kërkesat janë refuzuar.

Sakaq, më 17 mars Këshilli i Lartë i Gjyqësorit vendosi të shkarkojë nga detyra Enkelejda Hoxhën duke pranuar kërkesën e ILD-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026