Rritet numri i infektimeve dhe shtrimeve në spital nga COVID-19
Numri i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë është rritur sërish të martën. Ministria e Shëndetësisë tha se janë identifikuar 31 raste të reja me COVID-19 në 3628 testime të kryera, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të virusit.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Elbasan, nga 6 raste në Tiranë, Lezhë, 3 në Kukës, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Has, Gjirokastër, Sarandë, Dimal, Kuçovë.
Aktualisht janë 269 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 13 pacientë.
Numri i personave të shëruar gjatë 24 orëve të fundit është 14, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,166 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (27 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3628
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 104
Elbasan 40
Kukës 32
Lezhë 29
Vlorë 27
Durrës 17
Fier 16
Shkodër 13
Berat 9
Korçë 9
Gjirokastër 4
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta