Kosova e Shqipëria të parat në rajon për shpërblimet e fituesve në Lojërat Olimpike
Të dhëna të analizuara nga Euronews Albania tregojnë se Kosova dhe Shqipëria dallojnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për shpërblimet e parashikuara ndaj sportistëve që fitojnë medalje në Lojërat Olimpike.
Kosova parashikon 100 mijë euro shpërblime për sportistët që marrin medalje të arta në olimpiada, 60 mijë për medalje argjendi dhe 40 mijë për bronzi – njësoj shkallëzimi për trajnerët, por sa gjysma e vlerave.
Kështu xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat fituan medalje ari në Tokio, pritet të shpërblehen edhe me një shifër të konsiderueshme parash për suksesin e arritur. Ngjashëm edhe trajneri i tyre Driton Kuka.
Nëse flasim për rekorde në Lojërat Olimpike, Kosova ofron 200 mijë euro shpërblim për sportistët, shifër që nuk arrihet nga asnjë vend tjetër në rajon.
Shqipëria, e cila nuk ka mundur të fitojë asnjëherë medalje në Lojërat Olimpike, parashikon shpërblime deri në vendin e tetë në garat individuale – nga 80 mijë euro (10 milionë lekë) në 4 mijë (500 mijë lekë).
Për rekordet olimpike apo botërore, Shqipëria jep 120 mijë euro shpërblim.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, pas Kosovës e Shqipërisë, vijnë Serbia, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Maqedonia e Veriut, që nuk ka parashikuar shpërblime për sportistët, pritet të ndryshojë pasi Dejan Georgievski fitoi sot në Tokio medalje argjendi në taekwondo.
Të dhënat e përpiluara nga Statista, portali amerikan Swim-Swam, apo portali kroat 24 Sata, tregojnë se Singapori dhe Indonesia janë shtetet që shpërblejnë më shumë.
Më pas vijnë Hong Kongu, Tajlanda, Kazakhistani, Azerbajxhani, Malajzia, Italia, Hungaria, Franca, Rusia, Brazili, Japonia, SHBA-të, Afrika e Jugut dhe Holanda.
Ekspertët thonë se shpërblimet e majme përdoren kryesisht nga shtetet e vogla.
Kjo gjë shihet si politikë motivuese për rezultate në rastet kur ka mungesë tradite apo sporti konsiderohet si diplomaci publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta