Prokuroria merr në pyetje gazetarin e dhunuar nga efektivët e Policisë
Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për incidentin e ndodhur mesditën e djeshme në kryeqytet, ku efektivët e policisë dhunuan gazetarin Ergys Gjençaj.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se mëngjesin e sotëm është thirrur në prokurori Gjençaj, të cilit po i merren deklarime në lidhje me ngjarjen.
Pas tij, prokuroria do marrë në pyetje edhe 5 efektivët e policisë që u përfshinë në këtë incident.
Hetimet ndaj policëve po kryhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Gazetari u dhunua nga policia gjatë aksionit për ndalimin e 26-vjeçarit Gazmir Cani, i cili kundërshtoi forcat e policisë.
Pas largimit të 26-vjeçarit nga vendi i ngjarjes, efektivët e policisë shtrinë në tokë gazetarin Gjençaj si dhe shtynë gazetaren Klodiana Lala.
Sipas policisë shkak i kësaj ngjarje u bë filmimi i aksionit nga ana e gazetarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta