Gjykata lë në burg Fatos Tushen
Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në burg kryetarin e Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe.
Vendimi u mor të mërkurën pasi Tushe kërkoi të gjykohej në gjendje të lirë për arsye shëndetësore. Për të lehtësuar masën e sigurisë, kryebashkiaku ofroi dhe garanci pasurore.
Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raportoi se seanca në Gjykatën e Apelit ka zgjatur rreth 4 orë.
“Tashmë ngelet vetëm Gjykata e Lartë shpesa e ish-kryetarit të Bashkisë Lushnjë për të përfituar një masë të butë sigurie,” – tha Ferhati ndërsa sqaroi se në qeli me të do të mbeten edhe të arrestuarit e tjerë për tenderin abuziv.
Para gjyqtares Nertina Koka, Tushe deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me tenderin e kanalit vaditës, pasi ent prokurues nuk ka qenë Bashkia Lushnjë drejtpërdrejtë por Drejtoria e Punëve Publike.
Akuza që rëndon ndaj tij është shpërdorim detyre. Së bashku me disa vartës në bashki, Tushe dyshohet të ketë abuzuar me tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në fshatrat e zonës.
Kryetari i Bashkisë Lushnjë u arrestua në fillim të korrikut pas një operacioni të nisur me urdhër të SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
- GJKKO vendos sot nëse ish-kryebashkiaku i Lushnjës do të gjykohet në qeli
- Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe kërkon të lirohet nga burgu për arsye shëndetësore
- “Fatos Tushe do të përjashtohet nga PS”, Rama paralajmëron kryebashkiakët për prokurimet publike
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta