Arrestohet qytetarja, përfitoi 16 mijë euro nga mashtrimi në Instagram
Policia ka arrestuar të mërkurën Suela Kapidanin, banuese në Kavajë me akuzën mashtrim nëpërmjet Instagramit. Nga hetimet rezulton se në total, ka fituar 16 mijë euro.
31-vjeçarja e përdorte rrjetin social për të komunikuar me qytetarë të ndryshëm të cilëve u premtonte licencën e farmacistit në këmbim të 10 mijë eurove.
Sipas policisë, përveç mesazheve në Instagram, nga operacioni disa javor ka prova të tjera që dokumentojnë krimin e Kapidanit. Asaj iu sekuestruan 1 kompjuter, 2 aparate telefonike, 10 mijë euro, 50 mijë lekë dhe 61 fatura tatimore shitjeje.
Krimi kibernetik është një fenomen në rritje në Shqipëri. Për këtë arsye në fillim të korrikut, përmes një deklarate për mediat policia bëri thirrje për qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar në komunikimet e tyre në rrjete sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mashtrimet me e-mail, goditet grupi që përvetësoi 100 mijë euro
- 4 të arrestuar dhe 8 të tjerë në kërkim për 4 milionë euro mashtrime me pagesat online
- Sulm kibernetik ndaj kompanisë më të madhe në botë për përpunimin e mishit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta