Raporti i OSBE/ODIHR, ambasada e SHBA thirrje për adresimin e rekomandimeve

28 Korrik 2021 | 15:41

Ambasada Amerikane në Shqipëri në një reagim mbi raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, u ka bërë thirrje palëve që të marrin parasysh rekomandimet për përmirësimin e procesit të ardhshëm.

Në reagimin e përfaqësisë diplomatike të SHBA në vendin tonë të publikuar në faqen zyrtare në Facebook thuhet s “nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij”.

Misioni i OSBE/ODIHR në Shqipëri publikoi dy ditë më parë raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku theksonte nevojën e disa ndryshimeve ligjore përmes 23 rekomandime për afrimin e zgjedhjeve në Shqipërisë më pranë standardeve ndërkombëtare.

OSBE/ODIHR rekomandon intensifikimin e përpjekjeve për identifikimin, hetimin dhe dënimin e rasteve të blerjes së votës dhe inkurajimin e qytetarëve për të denoncuar rastet e blerjes dhe presionit.

Për sistemin zgjedhor OSBE/ODIHR rekomandon vendosjen e një pragu kombëtar prej 1% për kandidatët e pavarur në mënyrë që të garantohen kushte të barabarta gare. Në raport thuhet se e drejta e kryetarëve të partive për të garuar në disa qarqe duhet rishikuar pasi shkel principin e barazisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026