Qeveria shqiptare ka strategji të gabuar për thithjen e investimeve, shprehet ekonomisti
Ekonomisti Dritan Shano e cilëson të gabuar për thithjen e investimeve të huaja rritjen e pagës minimale. Ai thotë se qeveria e drejtuar nga PS, e ka rritur pagën minimale me 58% pas ardhjes në pushtet, duke bërë që shumë investitorë të huaj të mos e shohin më Shqipërinë si vend tërheqës.
Shano duke prekur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, tha se vendi unë nuk ka një ekonomi konkurruese, shtuar dhe korrupsionin po bëjnë që jo vetëm të mos vijnë investime të huaja por kanë nxitur dhe largimin e vetë shqiptarëve.
“Efekti në ekonomi i këtij perceptimi nuk i bën mirë ekonomisë, përkundrazi e dëmton dhe i detyron shqiptarët që të largohen nga vendi duke i ikur korrupsionit dhe vihen në kërkim të konkurrencës”, tha ekonomisti.
Dritan Shano në analizën për raportin e FMN që parashikon një rritje të ekonomisë globale me 4.9% për vitin 2022, u shpreh se rritja e depozitave në Shqipëri nuk është shoqëruar me rritjen e investimeve duke e cilësuar një lajm jo të mirë për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.
Ai shtoi se nuk sheh një lidhje të drejtpërdrejtë mes vaksinimit dhe rritjes ekonomike duke marrë rastin e Italisë. Vendi ynë fqinj tha ai ka vaksinuar 62% të popullsisë por parashikohet të ketë një rritje 4.2%, nën parashikimin global të FMN.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq