Të pavaksinuarit, shumë më të rrezikuar nga ‘Delta’, paralajmëron epidemilogu
Epidemiologu Alban Ylli tha për Euronews Albania se rreziku i infektimit me variantin ‘Delta’ të COVID-19 është shumë më i madh tek personat e pavaksinuar se sa ata që kanë bërë një vaksinë, çfarëdolloj qoftë ajo.
Edhe pse rastet me këtë variant janë shumë të pakta në Shqipëri për të krijuar një ide të qartë lidhur me prirjen e tij, mjeku shpjegoi se përvoja e vendeve ku ‘Delta’ është mbizotërues, si në Britani të Madhe, SHBA apo Indi ka treguar se personat e vaksinuar janë shumë më të mbrojtur nga ky variant i virusit.
Këtë, tha epidemiologu, e konfirmon edhe fakti që grupmoshat më të prekura deri tani nga ky virus janë të rinjtë, që janë masivisht edhe personat më të pavaksinuar.
Z. Ylli u shpreh se situata aktuale e epidemisë në vendin tonë, nisur nga shifrat është e riskut të ulët dhe kjo sipas tij mund të zgjasë edhe pak.
Por, nisur nga prirja globale, tha mjeku, duket e pashmangshme një rritje graduale e numrave që mund të pasohen në të ardhmen afërt me vdekjet.
“Shoqëria dhe qeveria nuk duhet të harrojnë se jemi një stad të përparuar të pandemisë”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Varianti Delta qarkullon në Shqipëri prej gati 2 muajsh, konfirmon zv.ministrja e Shëndetësisë
- Moshat nën 50-vjeç më të rrezikuarat nga varianti Delta i COVID-19
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta