Kuvendi i Kosovës miraton rishikimin e buxhetit
Kuvendi i Kosovës, ka miratuar rishikimin e buxhetit. Me 69 vota pro ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021, ka kaluar pavarësisht kundërshtive të forta që ka pasur nga ana e opozitës.
Debatet të forta ka pasur edhe në Komisionin e Ekonomisë, ku deputetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kundërshtuan kryesisht pikën për rritjen e huas, së parashikuar nga qeveria për zbutjen e dëmeve të pandemisë në ekonomi.
Shumica parlamentare miratoi vetëm dy amendamente të propozuara nga partitë opozitare. Për këtë arsye, partitë opozitare nuk morën pjesë në vendimmarrje.
Ishte amendamenti i deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj, i plotësuar dhe ndryshuar nga komisioni për Buxhet që fliste për nisjet e ndërtimit të një shkolle në fshatin Samadrexhë në Suharekë.
Megjithëse amendamenti i saj në tërësi nuk kaloi, deputetja opozitare tha se është e rëndësishme që punimet për vitin 2021 të fillojnë në këtë shkollë.
Mazhoranca përkrahu edhe amendamentin e deputetes së PDK-së, Blerta Deliu për ndërtimin e çerdhes për fëmijë në komunën e Skenderajt. “Ndërtimi i çerdhes për fëmijë në komunën e Skenderajt në shumën e planifikuar prej 80 mijë eurosh për vitin 2021, të shtohet shuma prej 50 mijë eurosh”, tha ajo.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta