Shtyhet gjyqi i padisë së Bashës ndaj Veliajt për shpifje
Gjyqi i padisë së kryedemokratit Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për shpifje, është shtyrë për në 24 shtator. Sot është mbajtur seanca e parë e pajtimit në Gjykatën e Posaçme ku është paraqitur për të dëshmuar Basha, ndërsa Veliaj jo. Ai përfaqësohej nga avokati.
Duke qenë se GJKKO dhe Gjykata e Tiranës shpallën moskompetencë për çështjen, Gjykata e Lartë caktoi Gjykatën e Posaçme si kompetente.
Basha ngriti padi në tetor të 2020-s për shpifje dhe dëmtim të imazhit të tij nga Veliaj. Akuzat që kryebashkiaku ngriti si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, ishin se Basha u be me 4 shtëpi të reja gjatë periudhës së tërmetit dhe pandemisë si dhe përfitoi nga fatkeqësia e gjithashtu ka ndërtuar kate pa leje.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta