Toka e Teatrit Kombëtar pritet të kalojë në pronësi të Bashkisë Tiranë, mëson Euronews Albania

30 Korrik 2021 | 12:01

Sipërfaqja e tokës, ku dikur ishte Teatri Kombëtar, do i kalojë në pronësi bashkisë së Tiranës.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi VKM-në e vitit 2020 që kalonte teatrin nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës, qeveria ka hartuar projektvendimin e ri që i kalon bashkisë tokën ku ishte teatri.

Projektvendimi pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave dhe në relacionin që disponon ekskluzivisht Euronews Albania thuhet se prona i kalon bashkisë, pasi Ministria e Kulturës nuk ka parashikuar fonde për ndërtimin e një teatri të ri, ndërsa nga Bashkia e Tiranës janë bërë tashmë disa veprime paraprake.

Gjykata Kushtetuese kur rrëzoi VMN-në e vitit 2020 me argumentimin se është cenuar autonomia e pushtetit vendor, u veprua në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026