SPAK përfshihet në hetimet për katër sasitë e drogës kapur ngarkesave të “Alba Exotic Fruit”

30 Korrik 2021 | 16:17

Autoritetet shqiptare besojnë se pas sasive të shpeshta të kokainës kapur kompanive që importojnë fruta qëndron një bandë e narkotrafikut. Për këtë SPAK është bërë pjesë e hetimeve, sidomos për rastet e fundmt në ngarkesat e kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Kjo u bë me dije nga burime për Euronews Albania pasi të enjten në ngarkesat e kësaj kompanie policia kapi kokainë për herë të tretë brenda këtij muaji.

Në total janë rreth 25.5 kilogramë kokainë të kapura në tre kontejnerë të ndryshëm, teksa edhe në vitin 2019 në kontejnerët që mbanin porosi të “Alba Exotic Furit” u gjetën 137 kilogramë kokainë.

Itinerari i njëjtë, nga Ekuadori me destinacion fundor portin e Durrësit, ka ngritur dyshimin se pas kësaj linje të drogës qëndron një grup i strukturuar kriminal. Hetuesit janë të bindur se të tria ngarkesat e kapura gjatë muajit korrik janë nisur në të njëjtën kohë.

Veprimtaria e dyshimtë e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, me seli në Tiranë, ka bërë që policia e Durrësit të marrë autorizim për të bastisur çdo kontejner të saj që mbërrin në port.

Në vitin 2019, gjatë një operacioni policor, ku qe përfshirë antidroga amerikane, policia greke dhe ajo shqiptare, sasia prej 137 kilogramë që iu gjet kontejnerëve të “Alba Exotic Fruit” në portin e Pireut u zëvendësua me oriz të presuar dhe u la të vijonte për në Durrës ku u mbajt në vëzhgim deri sa tre persona u munduan ta tërhiqnin atë.

Policia ndërhyri, por arrestoi vetëm dy prej tyre. Gentian Malindi, i dyshuar si personi kryesor pas ngarkesës, mundi të largohej dhe mbetet ende në kërkim.

Asokohe aksioneri kryesor i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti, mohoi të kishte lidhje me drogën. Ai këmbënguli se mbante përgjegjësi vetëm për mallin e porositur, frutat.

Dy vite më vonë, policia e ka shpallur në kërkim Dautin dhe ka arrestuar ortakun e tij Barjon Gumeni, i cili gjithashtu ka mohuar të ketë lidhje.

Për ngarkesat e kapura me drogë Euronews Albania i është drejtuar më herët kompanisë për të marrë një koment, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk mori përgjigje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026