‘Deklaratë fyese’, ish-kryeministri Berisha i kundërpërgjigjet ambasadores amerikane

30 Korrik 2021 | 16:29

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar fyese deklaratën e bërë sot nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, që i kërkoi Partisë Demokratike të distancohej prej tij. Sipas tij, znj. Kim “në dhunim flagrant të misionit të saj, i kërkoi Kryetarit të PD që Sali Berisha të mos futet në Parlamentin e ardhshëm”.

Berisha shprehet i vendosur për të marrë mandatin e deputeti duke thënë se “asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund ta pengojë të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit shqiptar në mbrojtje të interesit kombëtar dhe publik të shqiptarëve.

Ish-kryeministri thotë se vendimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për ta shpallur person “non grata” vjen nga lobimi i kryeministrit, Edi Rama dhe George Soros. Sipas ish-kreut të PD, Sekretari Blinken deri tani nuk ka publikuar asnjë provë për akuzën e përfshirjes në “akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri”.

Berisha shton se DASH e ka bazuar vendimin në raporte të organizatave jo qeveritare dhe raportime në media, ndaj e cilëson vendimin “një abuzim i pastër me ligjin e Kongresit të SHBA”.

Berisha ka hedhur akuza për ambasadoren se ka negociuar një marrëveshje mes kryetares së KLGJ dhe një Organizate jo qeveritare për menaxhimin e stokut të dosjeve gjyqësore.

“Së fundi, nuk e di nëse takimi i sotëm i zonjës ambasadore Kim ka ndonjë nxitje nga denoncimi im i marrëveshjes së dyshimtë që u njoftua se u arrit në prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares së KLGJ, Llagami dhe Enstatit East West që sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kërkuar mundësisht të bëni transparente këtë marrëveshje ju siguroj se sikundër deri sot do të denoncoj çdo aferë të dyshimtë nga cilido dhe pa asnjë hezitim”, shkruan ai.

Në mesazhin e tij, ish-lideri historik i PD ka ftuar kreun e DASH që të ndikojë tek Rama për të votuar në parlament ligjin e vetingut të politikanëve.

Ndërsa në fund shprehjen e ambasadores, Yuri Kim se “PD nuk duhet të hajë barë për hir të një deputeti”, Berisha thotë se është fyese dhe antishqiptare.

Ndërkohë, Euronews Albania pyeti partinë demokratike nëse kryedemokratit i është kërkuar në takim, largimi i Berishës nga grupi parlamentar dhe cila ka qenë reagimi i tij, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026