Vuçiç i telefonon Erdoganit për çështjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ku kanë biseduar për situatën në rajon.
Dy udhëheqësit kanë konfirmuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve sidomos në fushën ekonomike duke shprehur dëshirën për t’i intensifikuar më tej.
Vuçiç i ka kërkuar Erdoganit që të vazhdojë të mbështesë dialogun Beograd-Prishtinë si e vetmja rrugë për Serbinë në zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të Kosovës.
Presidenti turk sipas një komunikate të shpërndarë nga zyra e Vuçiç ka konfirmuar mbështetje të plotë për dialogun.
Dy presidentët kanë diskutuar edhe për çështje të tjera ndërsa në fund Vuçiç e ka ftuar homologun e tij për vizitë në Serbi.
Presidenti i Turqisë pak ditë më parë deklaroi publikisht se është gati të ndërmarrë një fushatë të re për të siguruar që sa më shumë vende për Kosovën.
Ai tha se do të kërkonte që një gjë të tillë do të kërkonte dhe nga presidenti amerikan, Joe Biden gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila mblidhet në vjeshtë.
Në një reagim për mediat serbe, Vuçiç deklaroi pak ditë më parë se do të bisedonte direkt me Erdogan për këtë çështje.
Presidenti serb e vlerësoi Turqinë si “superfuqi” por nga ana tjetër ka shtuar se “Serbia nuk është aq e vogël sa të mos e kundërshtojë këtë lobim”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta