‘Punësim i garantuar’, zyrtarja e Akademisë Ushtarake tregon kriteret për t’u bërë pjesë e FA
Blerina Vorpsi, drejtoreshë e Kurrikulave në Akademinë e Forcave të Armatosura tregoi për Euronews Albania përparësitë që iu jep të rinjve studimi në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe kriteret për t’u bërë pjesë e kësaj akademie.
Znj. Vorpsi tha se një nga arsyet pse të rinjtë zgjedhin studimet në Akademinë Ushtarake është punësimi i sigurt, pasi siç shpjegoi studentët që ditën e parë janë të punësuar dhe trajtohen me një pagë sipas ligjit tonë të karrierës së ushtarakut.
Përveç kësaj, tha znj. Vorpsi, përmes një kontrate të nënshkruar, ata kanë një punësim të sigurt të paktën edhe 6 vjet të tjera pas përfundimit të studimeve.
Ajo shpjegoi se kriteret për të qenë pjesë e Akademisë Ushtarake, veç mesatares janë është mosha 18-22 vjeç, kriteri i gjatësisë; për meshkujt jo më pak se 1.60 dhe për femrat jo më pak se 1.60 dhe kriteri i pastërtisë së figurës.
Drejtoresha e Kurrikulave në Akademinë e FA zbuloi se përveç studimeve bachelor në degë të reja si Navigim, Komandim Detar dhe Teknologji Informacioni, Ministria e Mbrojtjes është pritje të miratimit nga Ministria e Arsimit edhe për një master 1-vjeçar në Siguri Kibernetike.
Kush dëshiron të ndjekë Akademinë Ushtarake aplikon në e-Albania, më pas regjistrimet bëhen sipas udhëzimeve në website të Ministrisë së Mbrojtjes nga datat 6-13 gusht. Konkurset me 3 përbërësit e tyre; shëndetësor, mendor dhe fizik zhvillohen ndërmjet datave 16-20 gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
Akademia e Forcave të Armatosura nis regjistrimet në gusht, degë të reja dhe master
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta